Ashpër i është kundërpërgjigjur presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, presidentit serb Aleksandër Vuciç i cili ditë më parë ka thënë se Sllovenia ka shkelur sovranitetin e Serbisë pasi e ka njohur Kosovën shtet. Pas arritjes në Prishtinë nga Beogradi kur takoi presidenten Vjosa Osmani, Pahor i ka quajtur tendencioze deklaratat e Vuçiçit.
“Unë të dy shteteve ju them se Sllovenia dhe Serbia sa i përket çështjes së Kosovës kanë qëndrime të ndryshme. Sllovenia e ka njohur Kosovën si shtet, ndërkaq Serbia nuk e njeh. Deklarata e presidentit Vuçiç ishte e papranueshme dhe tendencioze”.
Ai ka kërkuar nga presidentja Osmani që të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nëse nuk kanë propozim të ri. Por presidentja i është kundërpërgjigjur duke thënë se është kundër zbatimit të saj, pasi ajo marrëveshje e cenon rendin kushtetues të Kosovës.
Osmani ka përkrahur vendimet e ndërmarra nga institucionet e Shqipërisë karshi Iranit. Takimi Pahor Osmani u zhvillua në prag të samitit të Brdo Briunit që do të mbahet më 12 shtator në Sllovendi. Pahor ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Kurti.
Tv Klan