Champions: Fitore të sigurta të favoritëve në grupin E,F,G dhe H

Mbëmë u zhvilluan tetë ndeshjet e para të Championsit në Grupin E,F,G dhe H, ku skuadrat favorite shënuan fitore të sigurta. Dinamo e Zagrebit mundi Çellsin 1-0.

Real Madridi nuk ka pasur probleme në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve duke triumfuar në udhëtim te Celticu me rezultat 3-0. Autor të golave për kampionin aktual të Europës ishin Vinicius Junior, Luka Modriq dhe Eden Hazard.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Shakhtar Donetskun që triumfoi përballë RB Leipzigut. Autor i golit të vetëm për Shakhter ishte Marian Shved

Në ndeshjet e Grupit G, Manchester Sity në transfert me Sevillan shënoi fitore të thellë 0-4, ndërsa autor të golave ishin Haland 2 gola, Foden dhe Dias nga një gol.

Fitore të sigurt ka shënuar edhe Boruisia Dortmund nga FC Kopenhagen 3-0. Goashënues ishin Reus, Guerreiro dhe Bellingham.

Në grupin E, Dinamo e Zagrebi me një lojë femnomenale mundi ekipin e Çellsit 1-0 me golin e vetëm të Mislav Orshiqit, por sipas raporteve nga terreni lojtar I ndeshjes ishte Aruian Ademi.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, mes Salzburgut dhe Milanos ndeshja përfundoi mer barazim 1-1. Autor i golit pë vendasit ishte Noah Okafor, ndërsa për Milanin, Alexis Saelemaekers.

Në grupin H, Paris Sent German mundi Juventusin 2-1. Autor I dy goalve pë parizienët ishte Kylian Mbappe. Ndë golin e vetëm për Juventusin e shënoi Weston McKennie. Në ndeshjen tjetër të Grupi H, Benfika mundi Makabi Haifa me rezultatin 2-0. Me golat e Rafa Silva dhe Alejandro Grimaldo.

Ndeshjet e raundit të dytë në grupet E, F.G deh H do të zhvillohen me 14 shtator

Lexo gjithashtu
Total
0
Share