Shqiptari sëmuret dhe humb jetën para syve të kolegëve në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar i cili jetonte Vigolo Vattaro në Itali, ka humbur jetën gjatë orarit të punës si pasojë e një arresti kardiak.

Sokol Mazija i cili ka lindur dhe rritur në Shkodër ishte duke punuar kantier kur u rrëzua përtokë para syve të dy kolegëve të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën.

Pas pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit shëndetësorë të cilët u përpoqën ta ringjallnin të riun. Sokol Mazija ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spitalin e Shën Klarit.

Përpjekjet e shumta për t’i shpëtuar jetën e të riut nga ekipi shëndetësor nuk patën rezultat. Stafi mjekësor dhe policia që ka ndërhyrë në vendngjarje, ka përjashtuar vdekjen e tij si pasojë e një aksidenti në punë. Në fakt, punëtori i ri u godit nga një arrest kadiak për shkak të një sëmundjeje. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share