Dita e 13-të e grevës së mësuesve në Kosovë

Qeveria heziton të plotësojë kërkesën për rritjen e pagave

Janë bërë 13 ditë që mësimdhënësit e Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkojnë nga 100 euro në muaj deri në zbatimin e ligjit të ri për paga i cili parasheh rritje të pagave, por që ende nuk është miratuar në Kuvend.

Një takim sindikalistët e kanë zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani, ndërkohë qeveria ende nuk i ka ftuar në takim ndërsa grevistët fillimisht i kishte kushtëzuar se do t’ua ndalë pagat, por pas një kohe kanë lëshuar pe. Grevistët janë këmbëngulës se do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share