Për shkak të mungesës së disa të akuzuarve është anuluar procesi gjyqësor në Spitalin modular në Tetovë dhe është ricaktuar termini I ri për 14 Tetor në ora 10.00.
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Tetovë është paraqitur vetëm ish-Drejtori I Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, kurse kanë munguar dy të akuzuarit tjerë Artan Etemi dhe Boban Vuçevski.
Gjatë një prononcimi për mediat Besimi ka theksuar se nuk ndjehet fajtorë dhe se beson në organet e drejtësisë në vend.
Deri në gjykimin për këtë rast erdhi pasi më 27 Korrik Prokuroria dorëzoi lëndën e aktakuzës nga Gjykata Themelore – Tetovë. Me këtë propozim PTHP Tetovë ka akuzuar dy Drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe Mjekun Boban Vuçevski për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” derisa personin juridik Spitali Klinik I Tetovës për vepra penale “shkaktimi I sigurisë së përgjithshme dhe moveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Prokuroria nëntë muaj kishte kryer hetime ku ishin bërë analiza dhe ekspertiza të ekspertëve nga MPB-ja, Fakultetit Teknologjik, Elektroinxhinjerë dhe ekspertë e hetues nga policia federale kriminalistike e Gjermanisë.
Në Tetor 2021 pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria njoftoi se zjarri në Spitalin Modular është shkaktuar si pasojë e një kabbloje vazhduese të djegur, ku ka qenë I kyçur defibrilatori – aparati për reanimacion, mbushësi i celularit dhe një apparat tjetër.
Zjarri në Spitalin Modular në Tetovë ndodhi më 8 Shtator të vitit të kaluar, ku në stuhinë e zjarrit për disa minuta u dogj tërësisht objekti kurse jetën e humbën 14 persona.