Kovaçevski: Po bëjmë gjithçka për të siguruar energji elektrike me çmim më poshtë se ai në bursë

Qeveria do të bëjë gjithçka që ekonomisë t’i sigurojë një çmim të energjisë elektrike që do të jetë optimal në këto kushte, të jetë nën çmimin e bursës dhe të jetë i qëndrueshëm për subjektet ekonomike, tha kryeministri Kovaçevski pas takimeve të punës me kryeministrin bullgar Donev dhe presidentin bullgar Radev në Sofje.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo duhet të realizohet me formimin e grupit punues dhe aktiviteteve tjera me Republikën e Bullgarisë dhe organet përkatëse në Komisionin Evropian, pasi Bullgaria është anëtare e BE-së, në mënyrë që ajo pjesë të kompletohet.

“Gjithashtu, biznesi maqedonas ka pasur kërkesë që të mos ndërpriten rrjedhat ndërkombëtare të transferimit të energjisë elektrike, sepse në të kaluarën kjo ka ndodhur në tre raste në periudha mjaft të gjata ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe kjo ishte tema e bisedës. Atë që e kemi, besojmë se nëse e gjithë kjo realizohet sipas dinamikës dhe qëllimeve që janë dhënë, ekonomia do të mund të ketë çmime që do të jenë të pranueshme dhe të përshtatshme me atë që i përgjigjet proceseve të tyre prodhuese dhe shërbyese”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tregoi se pritshmëritë janë maksimumi 2 javë për të dalë me një propozim të caktuar, i cili propozim duhet të jetë i përshtatshëm me legjislacionin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Shpresoj që në frymën e vullnetit të mirë dhe në frymën e të gjitha rregullave mund të bëhet. Natyrisht kemi edhe opsione të tjera që po i shqyrtojmë, por Bullgaria është baza e energjisë bazë në rajon, para së gjithash sepse ka një central bërthamor që funksionon, i cili është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share