E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, Inida Gjata ose siç e njohin të gjithë Zhaku, ka rrëfyer se si e ka përjetuar ajo lindjen e të voglit të saj. Fillimisht lajmin se u bë nënë ajo e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale me anë të një fotoje të saj me vogëlushin në krahë.
Ajo rrëfen se ka bërë një lindje natyrale, dhe se në momentin e parë i është dukur sikur vogëlushi i ka ardhur nga qielli. Zhaku, e njohur si person shumë aktiv tregon edhe se si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së djalit. Ajo tregon se i është përkushtuar plotësisht mëmësisë dhe është bërë një shtëpiake krenare.
Rudina Magjistari: Ajo Zhaku aq e ngarkuar me aktivitete, me gjëra të reja suprizuese, tani që je bërë mama si ka ndryshuar jeta jote. I je dedikuar totalisht mëmësisë?
Inida Gjata: Plotësisht mëmësisë dhe plotësisht jam bërë një shtëpiake krenare, madje Kristiani u habit, kur unë me shumë krenari thosha në spital shumë krenare shtëpiake.
Gjithashtu Zhaku tregon se do të donte që djali ti kishte sytë si i ati dhe jo ngjyrë kafe e madje ajo tregon se kjo ka qenë e vetmja gjë për të cilën i fliste kur e kishte ende në bark. /tvklan.al