Një moment mund të të kushtojë shumë. Kështu ka ndodhur edhe më një shqiptar, i cili në Korrik dhunoi një 25-vjeçare në një palestër në Itali.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Edmond Xhafës, 48 vjeç, iu mohua karta e qëndrimit në Itali si qytetar europian. Dhe e gjitha për shkak të kësaj ngjarje.
Shqiptari u arrestua më 2 Gusht. Përveç akteve të dhunës në palestër, pamjet e së cilës u bënë virale, Xhafës iu sekuestruan edhe 160 gramë kokainë dhe një pistoletë Colt të vjedhur.
Xhafa punonte si roje sigurie në disa lokale nate në zonën bregdetare të Peskarës/tvklan.al