Festivali I rrushit: Bojana shtroi bukë, rrush e zemër

FESTIVALI MBAHET QË NGA VITI 2015 ME MBËSHTETJE TË KOMUNËS SË SARAJIT

Edhe këtë vit u organizua Festivali i Rrushit të Bojanës. Ky festival është nismë e Institutit ZIP në bashkorganizim me komunën e Sarajit, e që organizohet që nga viti 2015.

Me moton “Bukë, rrush e zemër”, siç njofton KlanM, edhe këtë vit tradicionalisht u organizua Festivali i Rrushit të Bojanës.

Ndonëse nuk prodhohet në sasi të mëdha si dikur, banorët thonë se nuk ka gjë më të ëmbël se rrushi i Bojanës.

“Nuk ka dallim. Si mjalta, si rrushi”

“Me rrushin e Bojanës nuk ka”

“Bojana me këtë rrush jeton. Kemi rrush të mirë”

“Më I ëmbël se rrushi I Bojanës s`ka”

“Kemi ardhë nga Shkupi që të blejmë rrush këtu”

Në Bojanë, siç njofton KlanM, kultivohen disa lloje rrushi, por lloji i parë që nis sezonin e vjeljes është “hamburgu i zi”.

“Hamburg” ka, “havusali”, ‘kralica”, “zhirovka”, e lloje të tjera.

“Më shumë e çojmë në pazarin e Tetovës”

“Më herët I kemi punuar vrreshtat, tash pak I kemi lënë pasdore. Të rinjtë janë në kurbet”

Në këtë festival, siç raporton KlanM, përveç rrushit të Bojanës, mes valleve dhe këngëve, u promovuan edhe ushqime tradicionale të përgatitura nga amviset e këtij fshati.

I ruajtur me tradita të shumta, organizatorët thonë se Rushi I Bojanës është prodhim autentik I cili sot e kësaj dite nuk gjen përdorim në prodhimtarin e verrërave duke e bërë atë “hallall” në të gjitha sferat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share