Rekord në merkato nga Premier League

Klubet angleze shpenzojnë 1.9 miliardë Paund

Klubet e Premier League kanë thyer rekord me shpenzime për transferime futbollistësh në merkaton e kësaj vere. Vlerësimet nga Grupi i Biznesit Sportiv i Deloitte tregojnë verë prej 1.9 miliardë Paundësh, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm në 2018 me një diferencë prej 487.8 ose 34% më i lartë.

Lëvizjet përkatëse të Liverpool dhe Manchester United për sulmuesit Darëin Nunez dhe Antony janë më të shtrenjtat e kësaj vere, që të dy vlejnë rreth 85 milionë Paund, me Chelsea që nënshkroi mbrojtësin Ëesley Fofana nga Leicester për 70 milionë.

Klubet nuk nguruan të bënin apo të pranonin oferta të larta dhe në këtë ndikoi rikthimi i tifozëve në stadiume si dhe kontratat e reja të të drejtave të transmetimit. Nga ana tjetër afrimi i lojtarëve cilëso u pa edhe si investim për të marrë pjesë në garat e ardhshme europiane.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share