Ballkani i Hapur, Kovaçevski: Ndihmojmë vendet tona nëse do ketë mungesa ushqimore

Përballë një dimri të vështirë siç po paralajmërohet nga liderët e vendeve evropiane, vendet e Ballkanit Perëndimor të angazhuar në nismën “Ballkani i Hapur” janë angazhuar për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast se përballen me mungesa të furnizimeve ushqimore.

Kështu është shprehur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili deklaroi se tre shtetet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë mes tyre nëse përballen me probleme.

Do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë, do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në rast se do ketë mungesa në furnizimet ushqimore. Nëse secili prej vendeve tona do përballet me probleme të tilla, nuk do ketë ndalesë nga ne, do ketë qarkullim për një numër prodhimesh bujqësore”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share