NIS ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR NJOHJEN E KARTAVE TË IDENTIFIKIMIT
Nga mesnata ka nisur zbatimi i marreveshjes për njohje të kartave të identifikimit të Kosovës nga Serbia, ndërsa Kosova nuk ka pasur nevoj të zbatoj vendimin për masa reciprociteti për dokumente.
Situata në pikat kufitare me Serbinë ishte e qetë.
Qytetarët që kanë kaluar pikën kufitare në Merdare nuk kanë pasur asnjë telashe.
Një ditë para se të hiqte kërkesën për dokumente për hyrje/dalje, Serbia vendosi disa njoftime në vendkalimet me Kosovën, ku thuhej se mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në Marrëveshjen për lëvizje të lirë.
Po sot ka nisur edhe afati për zëvendësimin e targave serbe në RKS.
Në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur afishe kundër riregjistrimit të makinave në targat RKS.
Qyytetarët serb do të kenë afat deri më 31 tetor për ti zëvendësuar targart.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, u bëri thirrje serbëve që të konvertojnë targat në RKS
ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS
Bashkimi Evropian ka thënë të enjten se Kosova duhet t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit sipas të cilit serbët që jetojnë në veri të Kosovës duhet të riregjistrojnë targat e veturave të tyre nga ato të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.