Sali: Nga pakënaqësia e mjekëve amë s’duhet të pësojnë pacientët

“SFIDA KRYESORE ME MJEKËT E RINJ DHE MOSHA E PERSONELIT MJEKËSOR”

Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali, nuk e mbështet grevën e paralajmëruar të mjekëve amë nga 5 deri më 7 Shtator, pasi, sipas tij, nuk duhet që përmes pacientëve të bojkotohet puna. Sipas tij, pakënaqësitë duhet të zgjidhen në tavolinë ku do të shqyrtohen dhe diskutohen propozimet konkrete, raporton Klan M.

“Gjatë periudhës së kaluar prej gjashtë muajve kemi diskutuar. S`mund të bëjmë ndryshime në sistem për një muaj, dy, ose me presion duke e ditur se tashmë janë dhënë propozime nga qeveria. Duhet kohë, këtë e kam kërkuar nga mjekët amë, por fatkeqësisht s`ka përgjigje. Ne do të vazhdojmë me ndryshimet në mbrojtjen primare shëndetësore, kolegët e mi do të vazhdojnë bojkotin, kurse pacientët do të pësojnë” – deklaroi Bekim Sali.

Ministri Sali ka shtuar se sfida kryesore është me mjekët e rinj që nuk duan të jenë pjesë e nivelit primar, por edhe me moshën e personelit shëndetësor dhe shkuarja e tyre në pension.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka indikacione ose hapësirë për korigjimin e listës positive të ilaceve, Ministri Sali njoftoi se pritet miratimi I Rregullores për formimin e listës positive të ilaceve që grupi I punës e ka miratuar si prodhim final. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share