VIDEO/ Pamje virale, Mike Tyson filmohet “i fikur” në tribunë dhe duke folur me veten

Legjenda botërore e boksit, Mike Tyson është bërë përsëri viral në rrjetet sociale pasi në ndeshjen e tenisit midis Serena Williams dhe Danka Kovinic në US Open, kamerat e ambientit fiksuan ish-kampionin në një gjendje jo shumë të mirë, pasi ishte duke folur me veten e tij në tribunë.

Sytë e tij duken të perënduar totalisht dhe fytyra e tij është e djersitur, ku madje shihet me një gjysmë buzëqeshje dhe duke folur me vete.

Këto pamje janë bërë virale, ku vetëm në Twitter kjo video ka marrë mbi 5 milionë shikime brenda 24 orëve. Tyson dyshohet se është nën efektin e drogës “kërpudha”, pasi ajo të jepë idenë sikur je duke përjetuar diçka komplet tjetër nga realiteti.

https://twitter.com/tommiecollins/status/1564423121834319874

Lexo gjithashtu
Total
0
Share