Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan fatkeqësi në territorin e qytetit të Shkupit, në rrjetin rrugor ka pasur derdhje të ujit nga kanali atmosferik, i cili ka shkaktuar vërshime të niveleve nëntokësore të qendrës tregtare njoftojn; nga East Gate Mall.
Nga atje shtojne se në këto kushte, menaxhmenti i qendrës tregtare mori vendim për mbylljen e qendrës për qytetaret dhe evakuimin e vizitorëve dhe punonjësve.
Sipas skenarëve të miratuar të sigurisë dhe mbrojtjes në kushtet e një fatkeqësie elementare, qendra tregtare u evakuua brenda një kohe të shkurtër.
Aktualisht, për sigurinë e vizitorëve, automjetet në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare do të qëndrojnë të parkuara deri në fund të largimit te ujit
Sipas tyre shërbimet teknike në qendrën tregtare po punojnë për shkarkimin e ujit nga garazhi nëntokësor. Këto aktivitete do të zgjasin gjatë gjithë natës.
Në varësi të ecurisë së aktiviteteve për sanimin e përmbytjeve, qendra tregtare do të informojë nesër në orët e para të mëngjesit opinionin dhe qiramarrësit nëse qendra tregtare do të jetë e hapur për klientët, thuhet në njoftimin e Qendrës tregtare East Gate Mall.
Falenderojmë të gjithë vizitorët dhe qiramarrësit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe në kohë.
Lexo gjithashtu
Aksion policor në Ohër: Kapen shtetase të huaja, gjendet drogë dhe shkelje tjera
Kontroll aksion në Ohër: Gjendet marihuanë, ndalohen shtetase të huaj, mos lëshim faturash fiskale…. Zyrtarë policorë dhe inspektorë…
28.08.23 11:02
Në ditën e fundit janë prodhuar 15.809 MWh energji elektrike
Në ditën e fundit janë prodhuar 15.809 MWh energji elektrike SHA EMV më 02.03.2023 prodhoi 15.809 MWh energji…
03.03.23 11:08
Bogoev: Zaevi nuk është i implikuar në ndryshimet kushtetuese
“Vijnë mesazhe inkurajuese nga anëtarë të VMRO-DPMNE-së” Ish-Kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk është i implikuar…
15.04.23 13:20