BDI pret liderët e rinj politik amerikan

Bashkëpunimi me SHBA-të, mbështetësit tanë më të rëndësishëm në çdo proces është jetik për të ardhmen e vendit tone – shkruan në Facebook Arbër Ademi nga BDI-ja, pas takimit që zyrtarë të kësaj partie kishin pasur me Liderët e rinj politik nga SHBA që qëndrojnë në vendin tonë. Takimi, sic njofton Klan M, është mbajtur në selinë e BDI-së në Tetovë.

“Ishte kënaqësi sot t`i presim në takim, liderët e rinj politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të programës American Council of Young Political Leaders, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – shkruan Ademi duke shtuar se në takim është diskutuar për situatën politike në vend, për detyrimet e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe për krizën energjetike dhe ekonomike me të cilën po përballet rajoni dhe bota në përgjithësi.

“U urojmë qëndrim të mbarë dhe të kthehen në atdhe me kujtimet më të mira, por edhe shumë suksese në ngritjen e mëtejshme të karrierës së tyre politike” – shkruan Arbër Ademi në FB. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share