Faruk Ozer, shtetas turk dhe i shumëkërkuar për mashtrim nga Turqia, është arrestuar në Elbasan.
Bosi turk i kriptomonedhave kërkohet prej rreth 4 muajsh në vendin tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë Dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.
Disa muaj më parë, për gjetjen e tij në vendin tonë kishin ardhur edhe oficerë të policisë turke pasi kishte dyshime që ai fshihej në Shqipëri pas arratisjes nga Turqia.
Turku Faruk Ozer po mbahej nën përgjim dhe u arrestua në Elbasan gjatë një aksioni policor. /tvklan.al