Mickoski: Kush do të përgjigjet për ekocid-in në Manastir?

EMV: PUNOJMË SIPAS TË GJITHA STANDARDEVE EKOLOGJIKE

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografi për ndotjen nga oxhaqet e Kombinatit Xehetaro-Metalurgjik në Manastir.

“REK Manastiri këto ditë. Kush do të përgjigjet penalisht për këtë EKOcid? Koleg Tupançevski ta shohim në vepër se si do të funksionojë propozimi Juaj” – ka shkruar në Tuitter Mickoski.

I menjëhershëm ka qenë reagimi I Elektranave të Maqedonisë së Veriut p;rcjell KlanM. Nga kjo kompani kanë publikuar një fotografi të Kombinatit në Manastir, sic thonë, ku shihet puna me dy blloqe të termocentralit, për shkak të testimeve të shkurta në mbështetje të blloqeve të prodhimit.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut sigurojnë se kjo kompani punon konform të gjitha standardeve.

SHA EMV investon përpjekje maksimale në unë sipas të gjitha standardeve, në kushte të krizës energjetike dhe kur është i pashmangshëm prodhimi i energjisë elektrike me qymyr dhe mazut. Qytetarët të jenë të qetë lidhur me përkushtimin e kompanisë që t`i mirëmbajë elektranata dhe të investojë në burime të rinovueshme”, deklaruan nga SHA EMV.

Vepra penale Ekocid duhet të vendoset me ndryshimet e Kodit Penal, për cka tashmë një kohë të gjatë po zhvillohen debate. Për Ekocid dënimi minimal do të jetë 4 vite, pa një maksimum ligjor, që do të thotë se për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe cënimit të jetës së njerëzve, gjykatësit mund të shqiptojnë dënime maksimale me burg./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share