Futboll: Faustin Senghor i FC Shkupit i bashkohet Giresunsporit

Faustin Senghor i ka dhënë fund qëndrimit të tij te FC Shkupi, te e cila skuadër erdhi janarin e vitit 2021. Largimin e futbollistit ekipi  e  ka bërë publike në faqen zyrtare “F.C Shkupi njofton se futbollisti jonë Faustin Senghor tashmë është transferuar tek skuadra e superligës turke, Giresunspor. Klubi ynë e falenderon atë për kontributin si dhe i uron shum fat në sfidat e radhës”

Senghor do të luaj në ekipin Giresunspor të Superligës turke te skuadra e, te e cila skuadër para dy viteve nga rradhët e FC Shkupit, ishte transferuar edhe braziliani, Serxhinjo.

Senghor gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në Çair, me fanellën e FC Shkupit zhvilloi gjithsej 56 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Gjatë sezonit aktual luajti në 8 ndeshje, 4 prej të cilëve në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, 2 në ato të Liga Europa,një ndeshje në “play-off” të Ligës së Konferencës dhe një në kampionat, kundër Makedonija Gj.P.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share