Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 68-vjeçarit banor i Haraçinës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1. si dhe vepër penale – Prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 27 gusht, me revolen e tipit “Crvena zastava” me kalibër 7.65 mm që e mbante pa autorizim në shtëpinë e tij, i dyshuari ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupin e bashkëshortes. Derisa ka qenë duke pastruar armën, ka shtënë në drejtim të viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor në kokë, në pjesën e veshit.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit- ndalim daljeje nga vendbanimi, obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar dhe konfiskim të përkohshëm të dokumeteve për udhëtim përcjell KlanM. Gjyqtari e pranoi propozimin e prokurorit publik dhe i caktoi të dyshuarit masat e nevojshme paraprake gjatë procedurës penale./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Nis ”Ballkani i Hapur” në Beograd
MBAHET PANAIRI I VERERAVE DHE USHQIMIT Në kryeqytetin serb Beograd u zhvillua ceremonia e hapjes së edicionit të…
01.09.22 15:30
Ahmeti gjatë nënshkrimit për kandidaturën e Osmanit për president: T’i themi ndal Rusisë “PO” Evropës
Ali Ahmeti gjatë nënshkrimit për kandidaturën e Bujar Osmanit për president të vendit ka thënë se qytetarëve po…
23.02.24 14:17
Me shikim të dëmtuar e detyruan të vëzhgojë kamerat e sigurisë
HUMB TËRËSISHT SHIKIMIN, MUND TA HUMB EDHE PUNËN Një të punësuari me shikim të dëmtuar në Ndërmarrjen Publike…
23.08.22 18:53