Vlerësimi për boksierin Florian Marku: O e meritoj unë, o nuk e meriton askush

Boksieri Florian Marku u shpreh i emocionuar pasi u vlerësua nga Kryeministri Edi Rama me Yllin e Madh të Mirënjohjes.

Në një pritje të posaçme që iu rezervua në godinën e Kryeministrisë, Florian Marku rrëfeu sakrificat e tij dhe rrugën që ka nisur prej fillimeve të karrierës e deri më sot.

“Kjo për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Njerëzit mendojnë se është fat, por jo. Të çarat në fytyrë janë gjëra të vogla. Nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi. I kam operuar duart 5 herë. Njerëzit mendojnë se është fat, po është shumë e vështirë. Asnjë gjë nuk është fat në jetë, do shumë punë, do shumë sakrifica. Asnjeri nuk është rastësisht aty ku është”.

Kritika ndaj tij, Marku i përgjigjet duke u thënë se çdo gjë e ka arritur me punë dhe e meriton suksesin e tij.

“Thonë hë se Floriani ka fat, hë se Floriani nuk e meriton. O e meritoj unë o nuk e meriton askush. Kam kaluar shumë gjëra. Por dashuria e madhe për t’i arritur këtu ku jam më ka bërë mos të dorëzohem. Me ndihmën e Kryeministrit dhe kryebashkiakut kemi diskutuar për të lançuar palestra të reja në të gjithë Shqipërinë me mbiemrin Marku ku do ketë palestra sporti nga verui deri në jug”, u shpreh Florian Marku. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share