Edhe pse nuk luan prej më shumë se një viti, Roger Federer mbetet tenisti më i paguar në botë, kjo falë sponsorëve që ai ka. Kjo e bën tenistin zviceran kryesues të padiskutueshëm, pasi sipas revistës “Forbes”, në renditjen e tenistëve më të paguar ai s’ka rivalë.
Federer arkëton 90 milionë dollarë, që kryesisht vijnë nga sponsorët e tij Uniqlo, Rolex e mjaft të tjerë. Shumë pas renditet Naomi Osaka, ndërkohë që në “top-10” janë edhe motrat Williams, Nadal e Djokoviq. Në këtë renditje janë edhe dy tenistë të brezit të ri, si Raducanu e Alcaraz.
Renditja, “top-10”
1-Roger Federer, 90 milionë $
2-Naomi Osaka, 56.2 milionë $
3-Serena Williams, 35.1 milionë $
4-Rafael Nadal, 31.4 milionë $
5-Novak Djokoviq, 27.1 milionë $
6-Emma Raducanu, 21.1 milionë $
7-Daniil Medvedev, 19.3 milionë $
8-Kei Nishikori, 13.2 milionë $
9-Venus Williams, 12 milionë $
10-Carlos Alcaraz, 10.9 milionë $