Sanksionohen 252 shofer në Shkup, 110 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.08.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 110 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 4 masa për përdorim të celularit, 13 masa për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët, një sanksion për shofer fillestar…

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share