Kreu i OKB: Nuk mund t’u dërgoj para të afërmve të mi në Etiopi

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, thotë se e ka të pamundur që t’u dërgojë para familjarëve dhe të afërmve të tij në Etiopi në rajonin Tigray, që janë në gjendje të vështirë për shkak të luftës.

“Kam shumë të afërm aty. Dua t’u dërgoj para. Nuk mund t’ju dërgoj. Nuk e di as kush është gjallë e kush ka vdekur”, u shpreh kreu i OKB në një konferencë shtypi.

Që në vitin 2020 kur dhe nisi lufta, rajoni Tigray në Etiopi është shkëputur nga kontaktet me jashtë, ku mungon energjia elektrike dhe rrjetet telefonike.

Interneti dhe shërbimet bankare janë gjithashtu jashtë funksionit.

Dhjetra mijëra civilë kanë vdekur, ndërsa miliona të tjerë kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share