Zelensky: Bota i shpëtoi për pak një katastrofe bërthamore

Për herë të parë në historinë e tij termocentrali qëndroi i fikur për shkak të bombardimeve

Bota shmangu një katastrofë bërthamore pasi energjia elektrike në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia ne Ukrainë u ndërpre për orë të tëra për shkak të bombardimeve.

“Nëse stafi ynë nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të kapërcenim pasojat e një aksidenti bërthamor”, u shpreh ai gjatë një fjalimi në  mbrëmje.

Gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike që  janë  jetike për sistemet e ftohjes dhe sigurisë në termocentralin bërthamor.

Vladimir Rogov, një zyrtar i emëruar nga Rusia në qytetin e pushtuar Enerhodar pranë uzinës, fajësoi Forcat e Armatosura të Ukrainës për një zjarr në një pyll pranë uzinës. Ai tha se qytetet në zonë humbën energjinë për disa orë të enjten.

Fikja  e termocentralit  më  të  madh të  Evropës ishte e para në historinë e tij.

Ky termocentral ra në duart e rusëve në Mars dhe e kanë kontrolluar atë që atëherë, megjithëse janë teknikët ukrainas ata që operojnë aty. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar akses në termocentral dhe ka bërë thirrje që zona të çmilitarizohet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share