Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 24.8.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,102%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,304 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 2,512 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,049 %
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,292 den/kg.
Nga data 26.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 98,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,978 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,41%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 26.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
MPB: Gjatë 24 orëve të fundit, u sanksionuan 119 shoferë në Shkup
Gjithsej 119 masa janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në Shkup në aksionet e përforcuara të kontrollit në…
15.11.22 10:05
Lufta kundër korrupsionit | Nis me punë përbërja e re e Komisionit Antikorrupsion
Nisi me punë përbërja e re e Komisionit Antikoorupsion. Anëtarët e rinj dhanë deklaratë solemne para Kryeparlamentarit Jovan…
08.02.24 16:10
Mickoski: Ofrojmë plan trishtyllësh për dalje nga kriza
“PLANIN PUBLIKE DO T`IA BËJMË BE-së PAS ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME” “Nuk do të lëviz asnjë milimetër dhe do…
24.03.23 14:11