Shkak për uljen e jetëgjatësisë është bërë pandemia e Covid-19 dhe mbidoza
Jetëgjatësia në SHBA është zvogëluar. Sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve bëhet e ditur se shkak është bërë pandemia e koronavirusit dhe mbidoza për shkak të drogës.
Sipas këtij institucioni, në të dhënat e reja janë përfshirë vdekjet në gjithë territorin amerikan për vitin 2020. Rezultatet nga viti 2019 dhe 2020, tregojnë se jetëgjatësia në SHBA është zvogëluar nga 0.2 në tre vjet.
Në raport është analizuar edhe sesi janë prekur gjinitë nga këto situata. Sipas të dhënave, jetëgjatësia është më e lartë te gratë në gjithë SHBA-në. Ato besohet se jetojnë mesatarisht 5.7 vite më shumë sesa burrat.
Shtetet që kanë përjetuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë janë në kufi me Meksikën, Arizona, New Meksiko, Teksasi, por edhe Luiziana, Misisipi, Illinoisi, New York, New Jersey dhe Washington.
Rënia më e vogël është regjistruar në Minnesota, Oregon, Ajdaho, Utah, Alaska dhe Hawaii
Klan News