Në Shkup sot shënohet Dita e Pavarësisë së Ukrainës

Ambasada e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e ukrainasve në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Lesja Ukrainka” do ta festojnë sot Ditën e Pavarësisë së Ukrainës – 24 gusht.

Siç njoftoi Ambasada e Ukrainës, sipas programit, është planifikuar të vendoset një rekord botëror për interpretimin e himnit kombëtar të Ukrainës në të njëjtën kohë në 50 vende të botës dhe të formohet një zinxhir i gjallë në kuadër të iniciativës globale “The free world gathering“.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share