NBA: Durant qëndron te Brooklyn por me një kusht

Basketbollisti Kevin Durant do të qëndrojë te skuadra e Brooklyn Nets edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2022-2023 në NBA. Dy herë kampioni i NBA-së ka takuar drejtuesit e ekipit të Nets në Los Anxhelos dhe palët kanë rënë dakord për të vijuar bashkëpunimin.

Prej kohësh përflitej për një largim të Durant, që kërkonte të shkonte në një ekip tjetër në formë shkëmbimi, por tashmë gjithçka i përket së shkuarës. Klubi i Nets, ka konfirmuar gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në këtë takim kanë qenë drejtuesit e klubit, trajneri Steve Nash e Kevin Durant, që kanë bashkuar forcat në një objektiv të vetëm, ndërtimin e një skuadre të aftë të fitojë titullin kampion në NBA. Ky është dhe kushti i Durant për të qëndruar.

Ndërkohë, skuadra e Lakers është pranë transferimit të basketbollistit Dennis Schroder. Një rikthim ky për gjermanin, që ka luajtur me kalifornianët dy vite më parë. Palët janë drejt përfundimit të bisedimeve dhe zyrtarizimi mund të vijë që këtë javë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share