Situata post Abazoviç, shumicë e re apo zgjedhje të reja në Mal të Zi?

Nga të gjitha adresat e rëndësishme ndërkombëtare janë dërguar mesazhe për tejkalimin e krizës ekzistuese politike në Mal të Zi.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, ka thënë se politika malazeze duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në drejtim të integrimit evropian apo do të bëhet “mall shpenzues” i interesave ruse dhe serbe në rajon.

Pas rënies së Qeverisë së Abazoviçit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nga Mali i Zi pret që të formojë shpejt një qeveri të re ose të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Pas rënies së Qeverisë së Abazoviçit, në tavolinë janë dy opsione të mundshme që Qeveria e tij të vazhdojë të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjet e reja ose të formohet një qeveri kalimtare.

Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur. Qeveria e Abazoviçit do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviçit, e cila ka iniciuar rënien e Qeverisë së Abazoviçit, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Fronti Demokratik pro-serb pret që partitë e shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e Gushtit 2020, të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Kjo qeveri ka funksionuar deri në Shkurt të këtij viti, kur është rrëzuar me iniciativën e zv/Kryeministrit të atëhershëm, Dritan Abazoviç.

Abazoviç u ka thënë ish-partnerëve te tij të koalicionit të kaluar që “të mos e thërrasin në tryezën e bisedimeve” pas përmbysjes së qeverisë së tij.

Partitë më të vogla parlamentare, në anën tjetër, kërkojnë marrëveshje urgjente për datën e zgjedhjeve dhe për qeverinë që do t’i përgatiste ato.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share