Rreth mesditës, në majë të furrës së lartë rrotulluese të USJE-së është vërejtur tym i dendur. Zjarrin e denoncuan disa qytetarë. Në vendngjarjen kanë intervenuar tri vetura të njësisë zjarrfikëse të Shkupit. Bëhet fjalë për zjarr në rrjetin elektrik dhe kabllot për furnizim me energji elektrike në furrën rrotulluese të USJE-së për prodhimin e çimentos.
Zjarri është i lokalizuar, por vëzhgimi i tij vijon për shkak të temperaturës së lartë të kabllove. Tymi që panë qytetarët në pjesën e sipërme të furrës, depërtoi përmes tunelit të ventilimit.
Askush nuk është lënduar dhe nuk janë dëmtuar materialet e prodhimit, furrat dhe oxhaqet, tha Zdravko Tomeski, komandant i zjarrfikësve të Shkupit. Do të bëhet kontroll dhe do të hetohet se si ka shpërthyer zjarri, që shihej nga Kisella Vodë dhe Aerodrom.