Moti i ligë kaploi Shkupin, ka shkaktuar disa dëme në Kozle

Moti i ligë që pasdite kaploi Shkupin, ka shkaktuar dëme materiale në Kozle.

Në rrjetet sociale shpërndahen fotografi të një çatie të rrëzuar në rrugën “Jurij Gagarin”.

Gjithashtu janë dëmtuar disa makina.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për menaxhim me kruza, moti i ligë e ka përfshirë edhe Pellagoninë, Velesin, Rosomanin dhe Gradskon.

Moti i ligë ka qenë i shoqëruar me reshje të shiut, shkarkime elektrike dhe erë të fortë.

Në disa stacione meteorologjike në Shkup janë regjistruar goditje të erës me shpejtësi prej 150 kilometra në orë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share