BRENDA ANIJEVE TE MBYTURA KA ENDE MUNICIONE TE PA PLASURA
Niveli i ulët i ujit në lumen Danub ka nxjerrë në pah anijet e fundosura që i përkasinin periudhës së Luftës së Dytë botërore.Por këto anije kanë municione të rrezikshme për gjallesat ujore.
Thatësira më e rëndë që ka përfshirë Evropën në vite ka bërë që uji në lumin Danub të bjerë në nivelet më të ulëta në pothuajse një shekull.
Si rezultat, në sipërfaqe po dalin dhjetëra anijeve luftarake gjermane të cilat përmbajne edhe municione .Anijet u fundosën gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë qytetit port të Prahovës, në Serbi.
“Flota gjermane ka lënë pas një fatkeqësi të madhe ekologjike që na kërcënon neve, banorëve të Prahovës”, thotë Velimir Trajiloviç, 74 vjeç, një pensionist nga ky qytet që shkroi një libër për anijet gjermane. Punëtorët në industrinë vendase të peshkimit janë gjithashtu në rrezik.
Gjatë muajit mars, qeveria serbe realizoi një tender për shpëtimin e kafshëve dhe heqjen e municioneve dhe eksplozivëve një projekt që u vlerësua në 29 milionë euro .
Anijet janë në mesin e qindra anijeve që u shkatërruan përgjatë Danubit nga flota naziste e Gjermanisë në Detin e Zi në vitin 1944, ndërsa ato u tërhoqën nga forcat sovjetike që avanconin.
Sakaq, thatësira dhe temperaturat e larta rekord kanë bllokuar trafikun lumor në arteriet vitale në pjesë të tjera të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS