Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov përmes Telegramit bëri të ditur se është dëgjuar një shpërthim i madh në në pjesën verilindore të qytetit.
“Ne jemi duke pritur për një lajm të mirë për humbjet ruse”, shtoi ai.
Qyteti, i cili është në lindje të lumit Dnipro dhe në verilindje të gadishullit të Krimesë, është pushtuar që nga marsi.
Pretendimi për një shpërthim në territorin e kontrolluar nga Rusia vjen disa ditë pasi një seri shpërthimesh goditën një bazë ajrore ushtarake ruse në gadishullin e Krimesë.