Sot (13.08.2022) në ora 02:50 në fshatin Reçicë e Vogël, Tetovë, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.G.(32) nga R. Shqipëria, përcjellë Klan M. Ai është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje” në një shtëpi në fshatin Reçicë e Vogël, në pronësi të A.D.(33) nga i njëjti fshat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/