Zbardhen detaje të reja mbi tragjedinë e Malit të Zi: Autori u vra nga fqinji i tij

Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen tronditëse që përfshiu Cetinjën e Malit të Zi pasditen e të premtes. Autori i krimit, 34-vjeçari Vuk Boriloviç i cili vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga forcat policore siç dyshohej se kishte ndodhur.

Ky është Nenad Neno Kaluderoviç, qytetari që vrau agresorin pasi pa se ai kishte dalë jashtë duke qëlluar persona të tjerë. Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se Kaluderoviç është arrestuar.

Autori i ngjarjes së rënë Vuk Boriloviç i cili në mesin e viktimave vrau dhe dy fëmijë të moshave 8 dhe 11 vjeç mësohet se nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

Ai ishte baba i tri fëmijëve, punonte si kamarier dhe siç mësohet një ndër pasionet e tij ishte gjuetia. Boriloviç kreu krimin e rëndë duke përdorur një armë gjahu.

Mbi ngjarjen që tronditi Malin e Zi ka reaguar edhe Kryeministri Dritan Abazoviç i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shpalli tre ditë zie për ngjarjen e rëndë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share