ARTIM SHAQIRI: NA DUHET VETËM REZULTATI POZITIV
Sonte në arenën ”Todor Proeski” në Shkup zhvillohet ndeshja kthyese e turit të tretë kualifikues të Konferencë Ligës, ndërmjet klubit të futbollit Shkëndija dhe skuadrës suedeze AIK Stokholm. Ndeshja e parë në Suedi ka përfunduar me barazim 1-1. Takimi Shkëndija – AIK, fillon në orën 20:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj skotlandezi Don Robertson.
Në pritje të kësaj ndeshje mjaftë domethënëse për kuqezinjt tetovar, mbrë ekipi ka zhvilluara séance e fundit stërvitore para ndeshjes së sontme, ndërsa para stërvitjes është mbajtur press konferenca zyrtare ku pritshmërit e tyre i shprehën trajneri Artim Shaqiri dhe futbollisti Egzon Bejtullai. Trajner Shaqiri u shprehë se është i vetëdijshëm se kjo ndeshje për shumë gjëra dallohet nga ajo e para megjithate u shprehë se ekipi i tij është që të del fitues dhe të kalojnë fazën e paly off-it
“Në këtë ndeshje i vetmi rezultat është ai pozitiv. Përndryshe jemi të përgatitur, e dimë kundërshtarin, e njofim kundërshtarin se kush është. Kështu që do të shkojmë maksimum që në këtë ndeshje të dalim fitues”, deklsroi Artim Shaqiri trajner i KF Shkëndija.
Futbollisti I repartit të mbrojtjes Egzon Bejtullai tha se do te jetë nj♪7 ndeshje e vështirë dhe se gjasat janë të barabarta.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse gjasat janë 50-50. Shpresoj dhe mendoj që të kemi një numër të madh të tifozëve që të na përkrahin dhe në fund të dalim ne me një fitore dh eta kalojmë në fazën e play off-it”, deklaroi Egzon Bejtullahu, futbollist i KF SHkëndija.
Sipas paralajmërimeve nga tifo grupi “Ballistët” në tribubat e stadiumit pritet të ketë një numër të konsiderueshë të tifiozëve kuqezi të cilë do të jenë përkrahje të ekipit të tyre. Sfida në arenën “Todor Proeski” Shkëndija – AIK fillon në ora 20:00, ndërsa drerjtësinë do ta ndaj skolandezi Don Robertson./KlanMacedonia/