Kovid-19, në 24 orët e fundit 693 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.480 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 693 raste të reja prej të cilëve 170  janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar   827  pacientë, ndërsa  janë regjistruar dy person që kanë humbur jetën si pasojë e koronaviorusit.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.131.728 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon  333.360 numri i pacientëve të shëruar është 319.717, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është  9.400 numri i rasteve aktive në vend shënon 4.243 raste aktive./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share