Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me datën 08.08.2022 rreth orës 22:20 në rrugën kryesore Kumanovë-Kriva Pallankë, personi me iniciale M.Z.(31) nga Velesi është privuar nga liria nga ana e zyrtarëve policorë SPB-Kumanovë, pasi në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilat ai e drejtonte, u gjetën nëntë emigrantë nga India.
Nga MPB njoftojnë se personi në fjalë është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share