Verdhezinjve u mjaftoi një gol i Reus për të për ta nisur me fitore sezonin e ri të Bundesligës
Borusia Dortmundi e nisi me fitore sezonin e ri të Bundesligës, duke mundur në shtëpi minimnalisht Bajer Leverkuzenin. Por gëzimi i triumfit për vedhezinjtë u zbeh disi nga dëmtimi i blerjes së re Karim Adejemi.
Sulmuesi 20 vjeçar u detyrua që të linte fushën e lojës në minutën e 23. Ai është futbollisti i tretë me probleme te Borusia pas mbrojtësit Niklas Suele dhe sulmuesit Sebastien Haler, që do të mungojë disa muaj.
Edhe Leverkuzeni pati rastet e veta për të shënuar, me Patrit Shik në minutën e 42 që iu afrua golit, por Mo Dahud u tregua perfekt në ndërhyrjen e tij.
Sfida dhuroi emocione dhe raste golash, por rezultati nuk ndryshoi. Miqtë, të cilët e mbyllën të tretët sezonin e shkuar bënë një ndeshje shumë më të mirë se sa ajo ndaj ekipit të kategorisë së tretë Elversberg, që i eliminoi nga Kupa e Gjermansië që në raundin e parë.
Verdhezinjtë iu përgjigjën me fitore suksesit të Bajernit 6-1 kundër Eintrahtit.
Klan News