Rusia po përgatit fazën e re të luftës në Ukrainë

Zbulimi britanik: Synohet zgjerimi i pushtimit deri në Zaporizhia

Sulmi rus në Ukrainë po hyn në një fazë të re. Zbulimi britanik bën të ditur se rusët po grumbullojnë trupat në Herson, qytetin e pushtuar në jug të Ukrainës për të nisur një ofensivë të re për të shtënë nën kontroll gjithë zonën lindore të lumit Dnipër e po ashtu për të marrë kontrollin e Zaporizhias, qytetit ku ndodhet një prej centraleve elektrike me energji bërthamore më të mëdha në Europë.

Me tepër rrezik është fakti që luftime të ashpra mund të ketë në Zaporizhia dhe ato mund të rrezikojnë centralin bërthamor, që është goditur me predha edhe gjatë orëve të fundit. Rusët dhe ukrainasit fajësojnë njëri-tjetrin për sulmin. Por në rast shpërthimi të centralit bërthamor, pasojat mund të jenë katastrofike dhe afatgjata për gjithë kontinentin dhe për vetë Rusinë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share