Arrestohet në Tetovë 56 vjeçari nga Shkupi, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Sot (03.08.2022) në ora 12:30 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me iniciale Z.S.(56) nga fshati Bojanë, Shkup. Ai kërkohej me urdhër qendror me kërkesë të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh, për vepër penale të kryer nga neni 418 i Kodit Penal.

Nga MPB informojnë se personi në fjalë do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share