Shfaqet një gropë misterioze në Kili

Disa zyrtarë klilianë fajësojnë aktivitetin e njeriut për fenomenin e pazakontë

Një gropë misterioze me diametër rreth 25 metra është shfaqur gjatë fundjavës në Kili, në një zonë minerare në veri të vendit.

Mediat kiliane tregojnë  imazhet e kapura nga ajri të kësaj grope në një tokë e cila punohet nga një minierë kanadeze e bakrit, rreth 665 kilometra në veri të kryeqytetit Santiago.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gropa misterioze ka një thellësi prej afro 200 metrash dhe se aty deri më tani nuk është zbuluar asnjë material.

Kjo është gropa më e madhe që kemi parë kohët e fundit. Jemi shumë të shqetësuar sepse është aktive dhe vazhdon të rritet. Komuniteti ynë nuk e kishte parë kurrë këtë”, shprehet një banor i zonës.

Kryetari i komunës Tierra Amarilla, Cristobal Zuniga u shpreh për mediat lokale se gropa është pasojë e aktiviteteve të pakontrolluara që kryhen nga dora e njeriut.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share