Dibër, policia zbulon parcela me kanabis

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës, respektivisht në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në vendin e quajtur Orman në fshatin Spas. MPB njofton se vlera e kanabis sativës kap vlerën e gjysmë milion eurove.

“Në parcela u mbollën rreth 500 rrënjë, nga të cilat në tregun e zi do të shitej marihuanë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, si dhe kamera me valë dhe një pompë për trajtimin e bimëve. Sipas udhëzimit të prokurorit Publik, një pjesë e rrënjëve janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar”, thonë nga MPB duke shtuar se pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share