Përmbytje katastrofike në Kentaki

16 persona kanë humbur jetën, dëmet janë të pallogaritshme ndërsa shteti vuan nga mungesa e ujit të pijshëm

Numri i të vdekurve në Kentakin lindor u rrit në të paktën 16 mes tyre 6 fëmijë pasi përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme shkatërroi shtëpitë, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj.

Policia dhe trupat e Gardës Kombëtare, duke përfshirë personelin nga shtetet fqinje, përdorën helikopterë dhe varka për të shpëtuar dhjetëra njerëz nga shtëpitë dhe automjetet në rajonin Appalachian të Kentakit. Video nga mediat lokale tregoi se ujërat që arrinin në çatitë e shtëpive.

Jackson, një qytet me 2200 banorë rreth 160 km në juglindje të Frankfortit, aktualisht është nën pushtetin e ujit. Përmbytjet shënuan fatkeqësinë e dytë të madhe kombëtare që goditi Kentakin në shtatë muaj, pas një sërë tornadosh që morën gati 80 jetë në pjesën perëndimore të shtetit në dhjetor.

Duke vlerësuar situatën autoritetet kanë bërë të ditur se numri i viktimave pritet të rritet edhe më shumë gjatë orëve pasi përmbytjet sa vijnë edhe intesifikohen. Ka ende disa njerëz që rezultojnë të zhdukur pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur.

Guvernatori i Kentakit i ka cilësuar këto përmbytje si të paprecedenta në historinë e të gjithë vendit. Fatkeqësia erdhi dy javë pasi përmbytjet e shkaktuara nga shiu përmbytën komunitetin Appalachian buzë lumit të Whitewood në Virxhinia jugperëndimore pranë kufirit me Kentakin. Shpatet e pjerrëta të kodrave dhe luginat e ngushta të rajonit e bëjnë atë të prirur ndaj përmbytjeve.

Ngjarjet e përmbytjeve do të jenë më ekstreme dhe të shpeshta, por është e vështirë të parashikohet se sa ekstreme do të jenë në të ardhmen. Të paktën 300 njerëz në Kentaki janë raportuar të shpëtuar nga ekuipazhet e emergjencës. Ky numër ka të ngjarë të rritet, tha ai, duke pasur parasysh se vetëm më shumë se 100 njerëz janë shpëtuar nga Garda Kombëtare.

Mbi 23 mijë familje dhe biznese vijojnë të jenë pa energji elektrike, ndërsa vuajnë po ashtu edhe nga mungesa e ujit të pishëm. Paralajmërimet për të tjera përmbytje mbetën në fuqi për gjysmën lindore të Kentakit, si dhe në verilindje të Tenesit dhe në Virxhinia Perëndimore. Presidenti Joe Biden shpalli fatkeqësi të madhe në Kentaki, duke lejuar që fondet federale t’i ndahen shtetit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share