Revizioni dyshon në vërtetësinë e raporteve financiare të RTVM-së

“PARREGULLSI NË PLANIFIKIMIN, DHËNIEN E KONTRATAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”

Enti shtetëror për revizion në raportin nga revizioni i kryer sipas raporteve financiare dhe revizionit për vitin 2020 në ndërmarrjen “Radiotelevizioni i Maqedonisë – Shkup”, ka shfaqur mosbesim në vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Gjendjet kyçe të konstatuara 

 – nuk janë miratuar aktet strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore;

– dispozita të pasakta në aktin për sistematizimin e një pjesës së kërkesave dhe përshkrimit të detyrave të punës dhe akteve të pa harmonizuara për llogaritjen e pagave me dispozitat ligjore në fuqi;

 – nuk është vendosur njësia për revizionin e brendshëm; – regjistrimi jo i plotë i zbatuar i mjeteve dhe detyrimeve;

– monitorim i pavendosur i masave të ndërmarra për arkëtimin e kërkesave më të vjetra se pesë vjet dhe

 – parregullsi në planifikimin, dhënien e kontratave të prokurimit publik dhe realizimin e tyre.

Ndërsa në raport Revizioni i ka ponetecuar edhe disa rekomandime. Edhe atë miratimi i akteve strategjike, planifikuese, programore dhe nënligjore;  saktësimi i kërkesave dhe përshtatjes së përshkrimit të detyrave në aktin për sistematizim me kompetencat dhe aktivitetet të cilat kryen, si dhe harmonizimi i akteve për llogaritjen e pagës me rregullat ligjore, vendosja e revizionit të brendshëm;  zbatimi i regjistrimit të plotë të mjeteve dhe detyrimeve dhe harmonizimi i kontabilitetit me gjendjen faktike dhe disa rekomandime të tjera.  Reformat në servisin publik tashmë të shumëpërfolura dhe të kërkura edhe nga KE kanë mbetur në status qou për shkak të mos emërimit të anëtarëve në organet përkatëse nga ana e Kuvendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share