Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot në zyrat e Bashkimit Europian në Shkup realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vend z. David Geer, i cili uroi për fillimin e procesit të
negociatave duke vlerësuar rolin konstruktiv të PDSH-së në zhbllokimin e rrugëtimit europian të vendit. Kryetari Menduh Thaçi e falenderoi ambasadorin Geer për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të pozicioneve properëndimore të vendit dhe e njoftoi se PDSH si forcë politike proeuropiane do të vazhdojë të përkrah çdo iniciativë properëndimore dhe se e vetmja rrugë e Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian. PDSH me seriozitetin dhe arsyen më të madhe do t’u përkushtohet sfidave të rradhës si ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i plotë i reformave në përputhje me parimet e Bashkimit Europian.
Lexo gjithashtu
Menduh Thaçi ka një këshillë për Ali Ahmetin
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi nga studio e Klan Debat këshillon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti që të…
15.02.24 22:31
Kriza energjetike: Bullgaria ndihmon Maqedoninë e Veriut
NGA TETORI DERI NË MARS 200 MEGAVAT ORË RRYMË ELEKTRIKE NGA BULLGARIA Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nesër…
06.09.22 13:36
Parashikimi i motit
Dita e sotme do të jetë me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Në pjesët…
29.06.23 08:51