Vuçiq: Kosova kërkon krizë, nuk duan të shohin targa “KM”

BELGRADE, SERBIA – OCTOBER 10, 2021: Serbia’s President Aleksandar Vucic gives a joint news conference with Russia’s Foreign Minister Sergei Lavrov following their talks. Russian Foreign Ministry/TASS Ñåðáèÿ. Áåëãðàä. Ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ âî âðåìÿ ñîâìåñòíîé ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Kosova dëshiron krizë dhe kërkon të krijojë probleme”.

Duke iu referuar vendimit të ministrisë së Punëve të brendshme të Kosovës sipas së cilit nga data 1 gusht deri më 30 shtator do të nis regjistrimi i targave ilegale në ato RKS, Vuçiq thotë se është i shqetësuar për këtë zhvillim.

Ai mes tjerash hedh akuza në drejtim të Kosovës duke thënë se “nuk duan të shohin targa “KM” në Prishtinë”, raportojnë mediat në Serbi, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur se çfarë pret nga 1 gushti, dhe nëse beson se Kosova gjen argumente në Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën për lirinë e lëvizjes, Vuçiq thekson se “dikush dëshiron ta gjejë fajtorin gjithmonë në Beograd”.

Kujtojmë se sipas vendimit të MPB-së organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS në datat e lartëpërmendura do të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

“Brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS”

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim”, thuhet në njoftimin e MBP-së, transmeton Klankosova.tv.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi i kishte ftuar të gjithë qytetarët që kanë targa ilegale t’i ndërrojnë me ato legale, RKS.

Si lehtësirë, Kurti tha se është mosdoganimi për regjistrimin e parë./Klankosova.tv/.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share