Në seancën e 15-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, me kërkesë të kompanive dhe shoqatave të taksisë, Këshilli mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transport me autotaksi të udhëtarëve në zonën e qytetit të Shkupit. , mbështetur nga pothuajse të gjitha grupet e këshilltarëve.
“Me këtë vendim vendosen në funksion tre tarifa për llogaritjen e çmimit të transportit me autotaksi, ndër të cilat kompanitë do të mund të vendosin vetë se me cilën tarifë do të llogaritin çmimin e transportit, pavarësisht çmimit të karburantit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Sipas vendimit të ri, tarifa 1 do të jetë 40 denarë për startin, 25 denarë për çdo kilometër të kaluar dhe 300 denarë për pritjen në vend për një orë.
Tarifa 2 do të jetë 50 denarë për startin, 30 denarë për çdo kilometër të kaluar dhe 420,00 denarë për pritjen në vend për një orë.
Tarifa 3 do të jetë 60 denarë për startin, 35.00 denarë për çdo kilometër të kaluar dhe 420,00 denarë për pritjen në vend për një orë./KLanMacedonia/