Rusia thotë se do të tërhiqet nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pas vitit 2024 dhe do të ndërtojë vetë stacionin e saj hapësinor.
SHBA dhe Rusia, së bashku edhe me partnerë të tjerë, kanë punuar me sukses së bashku në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar që nga viti 1998.
Por marrëdhëniet u acaruan kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës.
NASA tha se nuk ka marrë ende njoftim zyrtar nga Rusia për t’u tërhequr nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, raporton BBC.
Ky projekt është miratuar që të funksionojë deri në vitin 2024, por SHBA kërkon që ta zgjasë edhe për 6 vite të tjera me marrëveshjen e të gjithë partnerëve. /tvklan.al